I biri bën fushatë për Ilir Metën, Monika Kryemadhi: Je bërë burrë, krenare për ty

by Nexhat

Edhe pse ndodhet pas hekurave, Ilir Meta vijon të mbetet pjesë e garës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në mungesë të tij fizike, në fushatë është përfshirë djali i tij, Besar Meta, i cili ka dalë publikisht për të promovuar kandidaturën e të atit.

Një foto e publikuar së fundmi tregon Besar Metajn me një poster elektoral të Ilir Metës, ndërsa reagimi nuk ka munguar nga ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi ka vlerësuar angazhimin e të birit, duke e cilësuar atë si “shenjë burrërie dhe pjekurie”.

banner

“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt, por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj, jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj,” shkruan Kryemadhi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy