Mbrojtësi spanjoll Fran Garcia mund të largohet në verë nga Real Madridi.
Defensa Central ka njoftuar se anësori i majtë po e vlerëson largimin nga Santiago Bernabeu për tu transferuar në një skuadër ku do tv jetë titullar i rregullt.
Mediumi spanjoll raporton se Real Madridi është gati të ndahet me 25-vjeçarin dhe është i gatshëm ta lërë të shkojë për 25 milionë euro, me planet për të nënshkruar me Miguel Gutierrez të Girona si zëvendësues të tij.

Gjiganti italian, Juventusi, po ndjekin Garci-n dhe janë të përgatitur për të përmbushur tarifën e kërkuar nga Los Blancos.
Juventusi po përgatitet për shitjen e Andrea Cambiasos dhe Fran Garcia shihet si zëvendësues i tij.
Gjithsesi për anësorin spanjoll ka interesim edhe nga klubet angleze dhe shuma e kërkuar nga Reali nuk duket e ekzagjëruar