Janë mbyllur ndeshjet e javës së 27-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta dhe ndeshjet me gola.
Drita ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-0 ndaj Feronikeli 74 me golin e vetëm të shënuar nga Arb Manaj.
Ballkani ka fituar derbin lokal ndaj Suharekës me rezultat 3-1, në një ndeshje që kampio aktual e dominoi.
Gjilani ka marr një fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, që i stabilizon në pjesën e epërme të renditjes. Malisheva ka fituar derbin e javës ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Donart Vitija.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje u zhvillua mes Dukagjinit dhe Llapit, ku klinasit morë fitore të madhe me rezultat 3-1, duke u larguar nga zona e rrezikshme.

Drita pas javës së 27-të është e para me 60 pikë, ndërsa Ballkani është i dyti me 47 pikë.
Në zonën evropiane mbetet Malisheva që aktualisht ka 44 pikë, ndërsa pas tyre janë Gjilani me 38 pikë. Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini mbajnë pozitat pesë, gjashtë dhe shtatë, secila me 35 pikë të tubuara.
Suhareka mban zonën e barazhit me 32 pikë, dy më shumë se sa Llapi që me 30 pikë mban vendin e nëntë. Feronikeli 74 mbetet në vendin e fundit me 14 pikë, edhe përkundër paraqitjeve të mira në pranverë.

Në xhiron e ardhshme, atë ë 28-të do të takohen: Gjilani – Llapi, Malisheva – Drita, Dukagjini – Ballkani, Suhareka – Prishtina, Feronikeli 74 – Ferizaj.