Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

by Nexhat

Barcelona pritet që të bëjë të paktën një shitje të madhe në verë për të ekuilibruar gjendjen financare në Kataloni para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Klubi mori një goditje të rëndë në aspektin financiar këtë muaj, pasi La Liga vendosi që të reduktojë kufirin e tyre të pagave për sezonin 2025/2026 pasi shitja e ulëseve VIP për 100 milionë euro nuk u mor në konsideratë.

banner

Me Barcelonën që po shpreson që ky kufi i pagave të rritet sërish, ata kanë besim se klubi do t’i përmbahet politikës së tyre të transferimeve, duke shpenzuar para vetëm nga të ardhurat e matshme.

Bisedimet e kontratës me Wojciech Szczesny dhe Lamine Yamal tani pritet që të suspendohen deri sa të ndodhë një shitje e madhe, ka raportuar Relevo

Kjo do të thotë se Hansi Flick mund të detyrohet të largojë një emër të madh për të siguruar një stabilitet financiar dhe për të gjeneruar para për muajt në vazhdim.

Një përditësim i ri jep shenja se kandidati kryesor për t’u larguar është mbrojtësi Ronald Araujo, për shkak të vlerës së tij të lartë të kartonit.

Sipas raportimeve nga Relevo, Araujo është i gatshëm për 65 milionë euro deri më 16 korrik, ku në atë pikë klauzola e tij e lirimit do të kthehet sërish në 1 miliardë euro.

Si pjesë e një plani për të transferuar një lojtar dhe për të larguar Araujon, Barcelona mund t’i ofrojë Liverpoolit një marrëveshje shëkmbimi që përfshin Luis Diaz.

Blaugranasit janë të hapur për të arritur një marrëveshje për transferimin e reprezentuesit kolumbian, por ata nuk janë në gjendje që ta përballojnë çmimin e kartonit të tij.

Më parë ishte raportuar se Liverpooli po e ndjekë Araujon si një kandidat potencial për ta zëvendësuar Van Dijkun në rast largimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy