Koalicioni shqiptar në Maqedoni të Verit, aso kohe opozitar, VLEN që u formua me ndihmën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti si duket po përçahet pas vetëm 1 viti që u themelua.
Këtë e kanë bërë të ditur sot krerët e partive të këtij koalicioni me deklaratat publike që i kanë dhënë!
Së pari kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD-pjesë e koalicionit VLEN) Izet Mexhiti tha se është vetëm Arben Taravari (kryetari i grupit qe akoma veten e quan ASH-së pjesë e koalicionit VLEN) që dëshiron të bashkëpunojë me BDI-në dhe se në këtë formë ai nuk mund të jetë më pjesë e VLEN-it.
Pas disa orësh, në një paraqitje publike, Arben Tarvari tha se partia e tij nuk ka marr ftesë dhe as që është njoftuar se partitë tjera (LD, BESA, ALTERNATIVA dhe VV Maqedoni) do të shkrihen në një subjekt politik, duke u uruar suksese dhe duke njoftuar gjithashtu se partia e tij, pra ASH-ja nuk do të jetë më pjesë e këtij koalicioni.
Mediat në Maqedoni të Veriut shkruajnë për një takim që pritet të mbahet të këtë të premte në Prishtinë ku thuhet se partitë tjera përveç ASH-së së Taravarit, do të shkrihen në një subjekt politik të quajtuar VLEN dhe se kryetar i kësaj partie do të jetë kreu aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami!
Siç mësohet në Maqedoni, përçarjet kanë filluar që kur ka nis “pazari” i ndarjes së komunave, meqë zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut do të mbahen në tetor të këtij viti.