Liderët e BE në Tiranë, administrata në Tiranë pushim më 15 dhe 16 maj

by Nexhat

Qeveria shqiptare ka shpallur datat 15 dhe 16 maj 2025 si ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës shtetërore. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të Kryeministrit, përfshin institucionet që kanë selinë në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Megjithatë, përjashtim bëjnë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor, të cilët do të vazhdojnë shërbimet e tyre.

banner

Dita e punës për këto institucione do të zëvendësohet me ditë pushimi të tjera brenda vitit 2025. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.Ky masë është marrë në kuadër të vizitës së liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë, dhe ka për qëllim të lehtësojë organizimin e aktiviteteve dhe të sigurojë një mjedis të qetë gjatë qëndrimit të delegatëve të lartë ndërkombëtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy