Çmimet e konsumit janë rritur për 2.9% krahasuar me mars 2024 dhe 0.8% krahasuar me muajin paraprak

by engel

Përderisa qytetarët e Kosovës janë të fokusuar të vendimi i ZRREs për shtrenjtimin e energjisë elektrike, në anën tjetër, raporti i ASK (Agjencia e Statistikavë të Kosovës) ka publikuar dje raportin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve.

Sipas këtij raporti (linku: https://ask.rks-gov.net/Releases/Details/8569), jeta e qytetarëve është shtrenjtuar për 2.9% krhasuar me muajin mars të një viti më parë dhe 0.8% krhasuar me një muaj më parë.

banner

Mars 2025 / Mars 2024 – 2,9%
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (17,1%); perime (8,7%); mish (8,3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%); qumësht, djathë dhe vezë (7,1%); pemë (6,7%); pije alkoolike (6,3%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); shërbime hoteliere (5,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); këpucë (5,4%); shërbime financiare (5,2%); shërbime ambulantore (5,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%); kujdes personal (4,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,2%); duhan (2,9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2,4%); veshje (2,4%); bukë dhe drithëra (2,1%); pajisje shtëpiake (1,9%); shërbime për transport (1,8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,3%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,5 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-6,7%); si dhe karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-5,0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,6 për qind) në IHÇK.

Mars 2025 / Shkurt 2024 – 0,8%
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,8% në muajin mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (5,3%); pemë (4,5%); shërbime ambulantore (3,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2,7%); këpucë (2,6%); shërbime hoteliere (2,5%); kafe, çaj dhe kakao (2,4%); mish (2,3%); pije alkoolike (1,8%); kujdes personal (1,6%); qumësht, djathë dhe vezë (1,4%); shërbime për transport (1,3%); veshje (1,2%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,0%); bukë dhe drithëra (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: energji elektrike (-4,7%) dhe karburante e lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy