“E kam dashur atë ‘Nubin’ e vogël, me gjithë ato pislliqet e vogla që bënte”, fjalët e Rozanës, pas shpalljes së Gjestit si fitues

by Nexhat

Spektakli madhështor i Big Brother VIP Albania 4 u mbyll mbrëmjen e së shtunës me shpalljen e fituesit të këtij edicioni.

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në vend, publiku vendosi Gjestin si triumfues të madh të këtij rrugëtimi emocionues

banner

Rozana Radi, e cila arriti deri në vendin e dytë, u prit në studio me shumë duartrokitje.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një prononcim të sinqertë e të ndjerë, ajo u shpreh: “Ka qenë një natë shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që e ka fituar Gjesti këtë rrugëtim. E them pa asnjë rezervë, sepse e kam dashur atë Nubin e vogël, me gjithë ato pislliqet e vogla që bënte.”

Fjalët e saj u pritën me buzëqeshje nga publiku dhe banorët e tjerë, duke treguar qartësisht se, pavarësisht garës, mes tyre kishte lindur një marrëdhënie e veçantë

Moderatori Ledion Liço, në një koment pas fitores, theksoi: “Ju të dy keni pasur një marrëdhënie shumë të lezetshme”.

Fitorja e Gjestit erdhi si kulmi i një rrugëtimi me ulje-ngritje, por gjithmonë i mbushur me energji, humor dhe ndjenja të vërteta.

Ndërsa dritat e shtëpisë u fikën për këtë sezon, fansat u larguan me zemra të mbushura dhe kujtime që do të zgjasin gjatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy