“Më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin teksa transmetohej BBVA: S’e sheh më me sy

by Nexhat

Mbrëmjen e së shtunës, teksa e gjithë vëmendja ishte përqendruar në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, Xheneta, ka publikuar një video thumbuese në InstaStory.

Në video, ajo shfaqet në shoqërinë e Brikendës, ish-banore e edicionit të dytë të BBVK, dhe në sfond dëgjohet qartë transmetimi live i finales së BBVIP Albania, ndërkohë që dyshja nuk hezitojnë të hedhin thumba ndaj Eglit dhe Gjestit.

banner

Xheneta e nis me një batutë: “O njerëz, më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, duke ironizuar lidhjen që u formua brenda shtëpisë mes Eglit dhe Gjestit.

Brikenda vazhdon me të njëjtin ton thumbues: “Do, do që e kanë natën e fundit bashkë, edhe më kurrë s’do të shihen, as për kafe.”

Xheneta ndërhyn: “Nejse, një muaj duhet…”

Foto: Xheneta Fetahu/Instagram

Dhe Brikenda i përgjigjet: “Duhet, kështu e do loja.”

“E do publiku, e do fama”, shton sërish Xheneta me ironi

Për të kompletuar bisedën, Brikenda hamendëson me humor: “Një javë do zgjasë…”, ndërsa në Xheneta pyet me ironi: “E pse po qan?”

dhe Brikenda përgjigjet në stilin e saj: “Po emocionohem se nata e fundit, s’e sheh ajo me sy më…”

Videoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me ndjekës që komentojnë mbi këtë situate

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy