Jorrel Hato konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë dhe ai ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
Real Madridi prej kohësh është duke e ndjekur talentin holandez, por transferimi i tij ende nuk ka ardhur.
19-vjeçari është në krye të listës së dëshirave të Los Blancos për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi do të largohen dyshja Ferland Mendy e Fran Garcia
Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe Chelsea së fundmi i është bashkuar garës.
Mirror ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 45 milionë euro për afrimin e 19-vjeçarit.

Përfshirja e Chelseat në garë ka komplikuar situatën që Reali ta transferojë Haton, pasi madrilenët fillimisht duhet t’i largojnë dy mbrojtësit e majtë para se ta transferojnë reprezentuesin holandez.
Hato këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me Ajaxin, teksa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. .