Arsenali ka vazhduar me formën e mirë duke mundur në udhëtim Ipswich ToWn, me rezultat 0-4, të dielën në kuadër të javës së 33-të në Premier League.
‘Topçinjtë’ bën paraqitje mjaft të mirë në duel me Ipswich Town duke dominuar lojën dhe duke shënuar katër gola.
Trossard (14’, 69’), Martinelli (28’) dhe Nwaneri (88’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Mikel Artetës, e cila tani ka 66 pikë në vendin e dytë, dhjetë me pak se lideri i tabelës, Liverpool, derisa Ipswich është e 18-ta me 21 sosh.
Pikët e plota në këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez, i ka arkëtuar edhe Chelsea e cila mundi në udhëtim Fulhamin, me rezultat 1-2. George (83’) dhe Neto (90+3’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Bluve’ të Londrës, kurse golin e vetëm për Fulhamin e realizoi Iwobi (20’).
Chelsa renditet e pesta me 57 pikë, ndërkaq, Fulham ka 48 sosh në pozitën e nëntë.
Manchester United ka vazhduar me performancën e dobët në Premier League. ‘Djajtë e Kuq’ u mundën në ‘Old Trafford’ nga Wolves, me rezultat 0-1