Kosova U-16 e shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës U16 ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, duke shënuar edhe fitoren e dytë radhazi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Mehmed Kurda mposhtën Andorrën, me rezultat 2:1, në një ndeshje ku dominuan me lojë dhe karakter.

banner

Heroi i kësaj sfide ishte Unejs Mustafa, i cili realizoi të dy golat për Dardanët e rinj.

Ai kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 40-të, ndërsa e dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë (48’), kur shënoi edhe golin e dytë personal dhe të ekipit, duke i siguruar Kosovës epërsinë e nevojshme për fitore

Pas ndeshjes, Mustafa u shpreh i lumtur për golat dhe fitoren: “Jam shumë i lumtur që i kam dhënë dy gola. Është fitorja e dytë me Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj të ecim kështu. Besoj se edhe në ndeshjen e tretë kundër Shqipërisë do të arrijmë sukses”.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Andorra arriti të shënojë një gol për ta ngushtuar rezultatin në 2:1, por pa arritur të rrezikojë seriozisht fitoren e Kosovës.

Trajneri Mehmed Kurda u shpreh i kënaqur me angazhimin dhe karakterin e treguar nga lojtarët e tij: “Edhe sot djemtë treguan një karakter të fortë.

Edhe pse patëm një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë dhe të papërshtatshëm, ia arritëm të fitojmë 2:1. I përgëzoj djemtë për përkushtimin dhe paraqitjen dinjitoze në këtë turne”.

Ndeshjen e fundit në këtë turne zhvillimor, Kosova U16 do ta luajë më 25 prill kundër Shqipërisë, ku synon ta mbyllë me sukses të plotë këtë paraqitje të shkëlqyer.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy