I rrahu serben e holandezen, Distria shkon në gjysmëfinale të Evropianit

by Nexhat

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.

Kampionia olimpike e mposhti në çerekfinale me një Ippon spektakolar holandezen Naomi Van Krevel, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Paraprakisht, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të ketë punë me spanjollen Ariane Toro Soler.

Kështu, “Disi” po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Kampionat Evropian, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena, dy garues të tjerë të Kosovës, do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy