Thaçi i LVV-së : I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka folur lidhur numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se LVV i ka numrat.

Thaçi u shpreh se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik, por gjithë spektrit politik.

banner

“Në fakt ne i kemi numrat, por çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon një subjekti politik. I takon gjithë spektrit politik”, tha Thaçi, për RTV21.

Lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar LVV kandidaten për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti të kërkojë një kandidat tjetër.

Ai thotë se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij, opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.

“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu. Nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsye për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin. Nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjetër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”, tha ai.

Ai tha se opozita po e bllokon Kuvendin duke mos e votuar kryetarin e Kuvendit dhe me këtë, sipas tij, ata nuk janë duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Këtë nuk e bllokojmë ne, por po e bllokojnë ata. Për mua personalisht përderisa nuk votojnë kryetarin e Kuvendit, ata nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy