Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon “As kjo si paska 61”

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi sot, para nisjes së seancës konstituive, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, i dhuroi atij një shishe për fëmijë të mbushur me qumësht.

Guri, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografinë e shishes, duke shkruar: “As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”.

banner

Deputeti me këtë veprim ka ironizuar me LVV-në, partinë fituese të zgjedhjeve, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.

Seanca konstituive dështoi sërish sot ta zgjedhë Albulena Haxhiun, për të votuan vetëm 57 deputetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy