Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po e shfrytëzon kandidaturën e Haxhiut si “pushimore”

by Nexhat

As për herën pestë, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

E kjo qasje e Lëvizjes Vetëvendosje, gjegjësisht e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke se e ka nervozuar goxha shumë Adil Behramajn, këshilltarin e dikurshëm presidencial.

banner

Behramaj ia numëroi Kurtit një nga një paftësitë.

“I paaftë në qeverisje. I paaftë në krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e institucioneve të reja. I paaftë në arritjen e konsensusit politik”, deklaroi Behramaj.

Bile duket se ish-këshilltari i Hashim Thaçit, e di mirë qëllimi që Albin Kurti e ka ndaj Albulena Haxhiut.

“Kandidaturën e Albulena Haxhiut po e shfrytëzon si “pushimore”, deri sa dikush të lëshojë pe. Fati i tij që 42.30% e votuesve ende besojnë se paaftësia është cilësi drejtuese”, deklaroi ai.

“Për këtë kryeministër, çdo 48 orë janë një mundësi për të dëshmuar sa shumë mund të dështosh dhe ende të mbash një post të lartë publik!”, shtoi Behramaj.

Vazhdimi i radhës i seancë konstituive pritet të mbahet të marten me fillim nga ora 10:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy