27
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka treguar se operacion shpëtimi në Malet e Sharrit ka përfunduar me sukses.
Të gjithë turistët janë kthyer pa lëndime duke u dërguar në Prevallë, ka njoftuar ShKShMK.
“Operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit, ka përfunduar me sukses. Të gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë. Ndërsa një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit”, thuhet në njoftim, të dielën