Gjendet 8-vjeçari Alp Krasniqi, i cili ishte raportuar i zhdukur

by Nexhat

Alp Krasniqi, 8-vjeçari nga Gjilani, i cili ishte raportuar i zhdukur të dielën e 27 prillit, është gjetur shëndosh e mirë.

Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH).

banner

“Operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses. Fëmija është gjetur dhe është i sigurt”

“Falënderojmë të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe na përkrahën në këtë mision. Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, thuhet në njoftim.

Alpi ishte zhdukur nga shtëpia rreth orës 15:30 të dielën, dhe duke pasur parasysh që ai vuan nga autizmi, shqetësimi ishte më i madh, duke e bërë këtë rast shumë më të ndjeshëm.

Pas humbjes së tij, autoritetet lokale, përfshirë policinë dhe grupet vullnetarë të kërkimit-shpëtimit, nisën menjëherë kërkime intensive në terren, duke përdorur edhe dronë për të pasur një pamje më të gjerë të zonës dhe për të rritur shanset për ta gjetur

Gjatë kërkimeve pa hezitim ishin angazhuar edhe shumë qytetarë të zonës.

Familja e Alp Krasniqit, shprehu falënderime të thella për të gjithë ata që kontribuuan në kërkimet për gjetjen e Alpit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy