Kurti në Leposaviq për hapjen e një zyre të Postës së Kosovës

by Nexhat

Albin Kurti, që po e ushtron detyrën e kryeministrit, ishte sot në Leposaviq për hapjen e një zyre të Postës së Kosovës.

Ai tha se hapja e kësaj zyreje është “bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë”

banner

“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai, siç njofton ZKM-ja.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha atje se “në katër komunat veriore operojnë tashmë 13 zyra postare”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy