Deputeti i LDK-së: Jemi të gatshëm edhe për skenarin e zgjedhjeve

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni tha se është obligim i partisë fituese LVV-së që t’i siguroj votat e nevojshme për zgjidhjen e ngërçit.

banner

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme edhe për skenarin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

‘’Sigurimi i votave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është obligim i partisë fituese Vetëvendosjes. Normalisht që vonimi i themelimit të institucioneve është i dëmshëm për vendin, por tregon edhe qasjen jo serioze të partisë fituese ndaj qytetarit, ndaj votuesit dhe ndaj Kosovës. Unë mendoj se cdo skenar është i mundësh. Ne si LDK jemi gati për secilin skenar, por normalisht se do të duhej të themelohen institucionet dhe ky vend ta merrte trajtimin e duhur ashtu siç e meriton. Zgjidhja e këtij ngërçi duhet të bëhet nga ata që e kanë shkaktuar pra LVV-ja të jap përgjigje për një problem që e ka krijuar vet”, tha Hyseni për rtv21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy