Deputeti i LVV-së, Arben Vitia, ka akuzuar ish-partitë e opozitës për bllokadë të punës së Kuvendit për zgjedhjen e kryetares së këtij institucioni.
Në një bisedë për rtv21 deputeti Vitia ka thënë se së parti të konstituohet Kuvendit pastaj mund të flitet edhe për hapin tjetër që mund të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“ Kanë vendosur që të bllokojnë, bllokuesit janë ata është e drejtë ekskluzive e jona për ta paraqitur kandidaten tonë që në këtë rast është zonja Albulen Haxhiu dhe pastaj të vazhdohet me hapat e tjerë me votimin e nënkryetarëve dhe konstituimin e Kuvendit. Ne jemi parti që kemi fituar shumicën pothuajse absolute më shumë se dy parti të tjera, e dyta dhe e treta dhe kjo është e drejtë kushtetuese dhe kjo na takon ne. Të formohet Kuvendit, të konstituohet Kuvendi dhe vazhdojmë hapin tjetër. Mirëpo të imponohet kandidati nga opozita partisë fituese në zgjedhje që e ka të drejtën ekskluzive për kryetar të Kuvendit, kjo është një praktikë që po çon në një bllokadë të panevojshme. Nëse janë për hapat e tjerë, ta bëjmë hapin e parë ta votojmë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit vazhdojmë me nënkryetarët dhe të vazhdojmë të tjerë”, tha Vitia