Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, duke i akuzuar ata për krime lufte kundër popullatës civile. Këta individë dyshohen për përfshirje në vrasjen e rreth 106 civilëve shqiptarë në Gjakovë gjatë luftës.
Konfirmimi për këtë vendim ka ardhur nga prokurori special Ilir Morina raporton Betimi për Drejtësi.
Ndryshe, Milan Radoiçiq akuzohet edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm për të cilin edhe e ka pranuar përgjegjësinë. Për këtë rast, Gjykata ka lëshuar letërreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe të pandehurve tjerë në procedurë