Ushtarët amerikanë zhvillojnë trajnim dyditor për menaxhimin e emergjencave në Kosovë

by Nexhat

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një trajnim dyditor në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Ky aktivitet trajnues u fokusua në menaxhimin e situatave emergjente, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e parë, duke synuar rritjen e përgatitjes së përbashkët për përballimin e çdo skenari të mundshëm.

banner

Përmes një njoftimi në Facebook, përfaqësues të KFOR-it theksuan se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy