Komandanti shqiptar i Brigadës së Europës Juglindore në Prishtinë, pritet nga komandanti i KFOR’it

by Nexhat

Komandanti shqiptar i Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), gjeneral brigade Bilbil Bitri, ka ardhur në Kosovë ku është pritur në takim nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në Camp Film City në Prishtinë.

KFOR në njoftimin për takimin e tyre tha se ata diskutuan pikëpamjet për disa tema, “në një përmbledhje gjithëpërfshirëse të strukturave përkatëse organizative dhe eksplorimin e shtigjeve për angazhimin bashkëpunues në trajnime dhe ushtrime”.

banner

“Vizita e sotme ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë, në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, tha KFOR.

KFOR-i përsëriti vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy