Avokati Bajraktari: Vendimi për rritjen e rrymës është diskriminues dhe i paligjshëm

by Nexhat

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, i përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi Ali Sefaj, ka dorëzuar të premten një padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Pallatin e Drejtësisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Avokati Bajraktari tha se ky vendim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, njofton Klankosova.

banner

“Vendimi është marrë me bindjen tonë në shkelje të shumta ligjore, duke përfshirë thyerjen e parimeve të barazisë dhe diskriminimit. Ai cenon ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe ligjin për rregullatorin e energjisë. Për këtë arsye, kemi kërkuar nga gjykata që ta anulojë vendimin dhe ta rikthejë procesin në pikën zero”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy