Presidentja Osmani në Malajzi: Promovon Kosovën si destinacion atraktiv për investime

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Malajzi, është takuar sot me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të bizneseve nga sektorë kyç si prodhimi, teknologjia informative dhe turizmi.

Gjatë këtyre takimeve, të cilat përfshinin organizata që përfaqësojnë mbi 100 mijë biznese malajziane, u diskutua për potencialin që ofron Kosova si një vend me klimë të favorshme për investime të huaja. Presidentja Osmani theksoi mundësitë konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe nxitjen e investimeve në sektorë strategjikë, duke theksuar përparësitë që ofron Kosova në rajon.

banner

“Kosova si një destinacion premtues për investime”, ka shkruar Presidentja Osmani në një postim në Facebook, duke e cilësuar këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Kjo vizitë vjen në një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe, pasi dje në kryeqytetin Kuala-Lumpur u hap zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Malajzi. Ky hap konsiderohet si një gurthemel i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit diplomatik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Malajzia është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe mbetet një partner i rëndësishëm në nismat ndërkombëtare për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe demokratik të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy