Xheneta la të nënkuptuar se Gjesti dhe Egli qëndrojnë në hotelin ku ajo është vendosur: Nuk e di kush kë po e ndjek

by Nexhat

Xheneta Fetahu ka bërë të ditur se është takuar me Gjestin në ambientet e Top Channel, konkretisht në korridoret e televizionit. Ajo tregoi se gjatë këtij takimi të shkurtër, ai i kishte buzëqeshur, gjë që u nënkuptua fillimisht nga Graciano në emisionin Trotuar dhe më pas u konfirmua nga vetë Xheneta.

Sipas saj, ka qenë pikërisht Gjesti ai që e kishte parë dhe i kishte buzëqeshur, një detaj që, sipas dukjes, ishte komentuar edhe nga stafi pas kamerave.

banner

Gjatë bisedës në studio, Graciano i përmendi edhe një tjetër emër të njohur – Eglin – duke i thënë Xhenetës se edhe ajo kishte qenë gjatë javës në zyrat e Top Channel dhe e pyeti nëse e kishte takuar. Përgjigjja e saj i habiti të gjithë

Xheneta u shpreh se nuk i kishte takuar në ambientet e televizionit, por kishte dëgjuar një detaj interesant për qëndrimin e tyre në Tiranë.

“Unë nuk i takoj këtu, por kam dëgjuar se po flejnë tek hoteli ku unë rri, në kohën kur jam në Tiranë. Tani nuk e di se kush kë po e ndjek”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime në rrjet dhe ka shtuar kuriozitetin rreth marrëdhënieve mes ish-konkurrentëve dhe kontakteve të tyre jashtë ekranit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy