“Momenti” në letër kur Kurti i flet butë Abdixhikut: Kemi qenë kolegë në Kurti 1, s’kam pasur probleme me juve

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk sheh diferenca shumë të mëdha ndërmjet partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti i tha në një letër sot, ku i kërkoi koalicion, se “nuk ka pasur” probleme me të, por “me disa të tjerë”.

banner

“Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, shkruan Kurti në letër.

Abdixhiku ka refuzuar dy herë të takohet me Kurtin për të diskutuar në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe mundësinë e bashkëqeverisjes.

Kurti i ka kërkuar sërish takim Abdixhikut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy