Mustafa për letrën e Kurtit: Përgjigjja do të jepet me kohë nga Abdixhiku

by Nexhat

Pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në këtë letër, Kurti ka ftuar LDK-në në një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional.

banner

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj ftese, duke theksuar se do të japë një përgjigje zyrtare në kohën e duhur. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së dhe njëherësh deputet i saj, Besian Mustafa, në një deklaratë për EO.

“Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë,” ka deklaruar Mustafa, pa dhënë më shumë detaje rreth përmbajtjes së mundshme të përgjigjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy