Shteti aziatik Brunei i heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani: Urë miqësie

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se Brunei i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Me sulltanin e vendit aziatik, Haji Hassanal Bolkiah, ajo tha se kanë nënshkruar marrëveshjen të cilën e konsideroi “hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve”.

banner

“Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës! 🇽🇰🇧🇳 Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, shtoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy