QKUK jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

by informim peje

Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK

Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.

banner

“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla.

Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 05:58 në rrugën “Shotë Galica”.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një familje turke por me banim në Prizren.

Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti ka lënduar edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy