Arrestohet kosovari H.S. i dyshuar për spiunazh, ishte nën përcjellje për disa muaj – Prokuroria Speciale jep detaje

by Nexhat

Një person me inicialet H.S. është arrestuar për spiunazh nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tha se e ndaloi atë “pas zhvillimit të hetimeve disamujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore”.

“Aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Po ashtu, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

banner

Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit tha se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy