Rasti në Prizren, Osmani: Jemi përballë një drame shoqërore, akt barbar – kërkohet parandalim

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Prizren, e cila e tronditi tërë vendin, ku dyshohet se një person ka vrarë vajzën e tij dhe ka plagosurën vajzën tjetër dhe po ashtu gruan e tij.

Osmani ka shkruar se kur ndodh një rast si ky, atëherë nuk është vetëm tragjedi familjare, por ‘‘drame shoqërore, një alarm që kumbon fort për të gjithë’’.

banner

Tutje, presidentja i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me forcën maksimale të ligjit.

‘‘Por drejtësia pas tragjedisë nuk mjafton. Kërkohet parandalim! Parandalim për të ndalur dorën që godet, për të shpëtuar jetët që sot janë të pambrojtura’’, ka shkruar ajo ndër tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy