Mbi 260 milionë euro kaluan në llogari të kompanisë “Noa Energy Trade”, në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024. Buletini Ekonomik ka siguruar të dhënat e plota nga ZRrE prej kur kësaj kompanie iu dha licenca në vitin 2022.
Për vitet 2023 dhe 2024, importi i energjisë elektrike i realizuar nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Operatorit i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), praktikisht ishte “në duart” e një kompanie të vetme. Mbi 260 milionë euro kaluan në llogari të kompanisë “Noa Energy Trade” nga Shqipëria, në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024.
Buletini Ekonomik ka siguruar të dhënat e plota nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), që tregojnë se kompania nga Tirana kishte monopol jo vetëm në importet e realizuara nga KESCO, por edhe në importet e realizuara nga KEDS-i.
KESCO është përgjegjëse për furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës, por energji elektrike importon edhe KEDS-i për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjet. Derisa KESCO është kompania për furnizim, KEDS është kompania përgjegjëse për rrjetin. Të dyja janë në pronësi të kompanive turke “Çalik Holding dhe Limak”.
Të dhënat tregojnë se në vitin e parë të licencës, më 2022 pra, “Noa” realizoi import në sasi 53,991 MWh në vlerë prej 14.1 milionë euro. Një vit më vonë, ndodhi ‘kapërcimi’ i madh. Në vitin 2023, në llogari të “NOA-s” dolën 115.4 milionë euro, për 909 mijë e 339 MWh energji elektrike sa ishte sasia e importuar. Kulmi arriti në vitin 2024, me mbi 133 milionë euro, për sasinë e importuar prej 923 mijë e 927 MWh energji elektrike. Në total për tri vite, vlera e importit të energjisë elektrike së importuar nga kjo kompani arriti në 262.6 milionë euro.
Në serinë e shkrimeve që ka publikuar Buletini Ekonomik, dëshmohet se monopoli nga KESCO – kësaj kompanie iu dha në kundërshtim me rregulloren e KOSTT-it “Procedura për Tregtimin e Energjisë Elektrike”, e cila rregullon shitblerjen e energjisë elektrike nga kompanitë e licencuara në Kosovë për tregtim me energji elektrike.
Kjo rregullore nuk parasheh askund përzgjedhjen e një kompanie përmes tenderit. Përkundrazi, kjo rregullore parasheh procedurën e ankandit për secilën blerje nga Furnizuesi (KESCO).
Në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregtim me energji eletrike. Në mesin e këtyre kompanive licencë për tregtim me energji elektrike ka edhe KESCO, por asnjëherë nuk realizoi blerje direkt në bursa, por vendosi në secilin rast të shkonte përmes ndërmjetësuesve. Në këtë rast, me kompaninë nga Tirana “Noa Energy Trade, e cila hyri furishëm në tregun e Kosovës në vitin 2022, kur edhe e mori licencën në Kosovë