Ndalohet për 48 orë i dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet B.K. në Podujevë, i cili dyshohet se më 30 prill të këtij viti i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Osmani.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

banner

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 07.05.2025 është realizuar një operacion policor në një lokacion në komunën e Podujevës, ku është arrestuar një person i dyshuar. Gjatë zbatimit të urdhëresës janë ndërmarrë edhe veprime tjera procedurale në përputhje me autorizimet ligjore, përfshirë kontrollin e një lokacioni dhe sigurimin e dëshmive relevante për hetimin,” thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit për 48 orë, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy