Nuk mjaftojnë 9 gola deri tani, Sparta Praga mund të lejojë largimin e Albion Rrahmanit

by Nexhat

E ardhmja e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani te Sparta Praga është vënë në dyshim, me mediat çeke që raportojnë se klubi është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të verës, nëse vjen oferta e duhur.

Sparta Praga kishte investuar 5 milionë euro për të transferuar Rrahmanin verën e kaluar, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

banner

Megjithatë, sipas mediumit çek Ruik, tani klubi i njohur kërkon vetëm 2.5 milionë euro për shitjen e tij.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit 24-vjeçar dhe konsiderojnë se ai nuk është përshtatur siç pritej në Superligën e Çekisë.

“Shumë zhurmë për asgjë. Transferimi rekord nuk ka përmbushur pritshmëritë. Sparta solli Rrahmanin si një ‘vrasës’ për Ligën e Kampionëve, por ai nuk ka arritur të përshtatet me kampionatin, nuk dëshiron të punojë shumë gjatë ndeshjes dhe nuk është i mësuar me duelet”, shkruan “Ruik”.

Në edicionin aktual, Rrahmani ka shënuar 9 gola dhe ka regjistruar 3 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat. Megjithatë, raportet flasin se klubi nuk do ta kundërshtojë largimin e tij nëse arrin oferta e duhur këtë verë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy