PSG kualifikohet në finalen e Champions, eleminon Arsenalin dhe tani sfidon Interin

by Nexhat

PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, parisienët fituan 2-1 në aktin e kthimit

Pjesa e parë do vendosej nga goli i Fabian Ruiz. Në të 72-tën, Hakimi dyfishoi shifrat, duke dërguar në festë tifozerinë

banner

Për t’u theksuar edhe një penallti e humbur e Vitinhas.

Anglezët u futën në lojë me golin e Saka, por shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.

Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i njëjtë.

PSG shkon në finale, aty ku do përballet me Interin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy