Rita Ora me fustan transparent në Los Angeles, thotë se ndjehet më e sigurt se kurrë me trupin e saj

by Nexhat

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tërhoqi vëmendjen në Los Angeles, teksa u shfaq me një fustan të gjatë, të zi dhe tërësisht transparent, gjatë hyrjes në hotelin ekskluziv ‘Chateau Marmont’.

E veshur me një palë sytjena dhe të brendshme të zeza, të cilat ishin lehtësisht të dukshme përmes fustanit, Rita e kompletoi pamjen me një pallto kadifeje dhe çizme të zeza, duke u dukur më glamuroze se kurrë.

banner

Kjo dalje vjen pas koncertit të Kylie Minogue, të cilën Rita e ka mbështetur në turneun e saj botëror “Tension”, shkruan The Sun.

Foto: Avalon.red

E martuar me regjisorin e njohur të filmit “Thor”, Taika Waititi, Rita nuk ka hezituar kurrë të eksperimentojë me stilin e saj të guximshëm dhe shpesh ka deklaruar se ndihet “jashtëzakonisht seksi”

Në një intervistë për Wired, këngëtarja shqiptaro-britanike u shpreh: “Ndihem shumë e sigurt dhe rehat në lëkurën time që kur kam hyrë në të 30-at, dhe mendoj se kjo është diçka shumë seksi. Po, ndihem vërtet mirë me veten time”.

Foto: Avalon.red

Nëse nuk është e veshur për ndonjë event, Rita shpesh ndan në rrjete sociale foto me bikini, duke ekspozuar barkun e saj të tonifikuar gjatë qëndrimit në Australi, ku jeton prej disa kohësh.

Rita ka folur hapur edhe për qëndrimin e saj ndaj seksualitetit, duke thënë në një intervistë për Cosmopolitan: “Jam shumë krenare që them hapur që mendoj për seksin. Të gjithë e mendojnë, edhe nëse nuk e pranojnë. Për mua, seksi është një mënyrë për të njohur më mirë dikë – për të ndjerë lëkurën e dikujt tjetër”.

Foto: Avalon.red

Ajo këshillon gjithashtu: “Duhet të mësosh ta duash trupin tënd. Qëndro lakuriq para pasqyrës dhe thuaj: ‘Jam jashtëzakonisht seksi’. Aty fillon gjithçka”.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private në vitin 2022, ku ishte vetë Rita ajo që bëri propozimin – duke thyer çdo normë tradicionale.

Foto: Getty Images

Në një intervistë të fundit për Hunger Magazine, këngëtarja zbuloi detaje nga martesa e saj: “Unë dhe Taika jemi si shokë të ngushtë. Thjesht donim ta jetonim jetën bashkë në atë formë përherë, dhe ja ku jemi”.

Rita Ora vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për guximin në stil, mendimet e hapura dhe vetëbesimin që frymëzon shumë gra në mbarë botën. 

Foto: Getty Image

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy