Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë një detaj nga takimi i tij me presidentin rusVladimir Putin. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Vuçiq ka përshkruar një moment të shkurtër nga komunikimi me Putinin.
“Putini vetëm tha: ‘Erdhe!’ Përgjigjja ime ishte: ‘Faleminderit për mikpritjen dhe gëzuar festën’”, ka shkruar Vuçiq në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se takimi është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.
Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimit.
Kujtojmë se ditë më parë, Vuçiq ishte rikthyer nga ShBA’të pasi u raportua se nuk ishte mirë me shëndet. Atje ishte paraparë të mbahej edhe një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, por ky takim nuk u zhvillua.