Gara për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në Serie A po bëhet gjithnjë e më e ashpër, dhe barazimi 1-1 mes Lazios dhe Juventusit në “Olimpico” mund të rezultojë vendimtar për shpresat e Romës.
Para përballjes vendimtare të Romës ndaj Atalantës në “Gewiss Stadium”, ish-trajneri legjendar Fabio Capello foli për “La Gazzetta dello Sport” lidhur me formën dhe shanset e Giallorossëve.
“Roma më ka impresionuar kohët e fundit, veçanërisht në fitoren e tyre ndaj Interit në San Siro. Skuadra e Ranierit është e disiplinuar, e përulur dhe ka një qasje të qartë”, tha Capello.
Capello theksoi ndikimin e madh të trajnerit Claudio Ranieri, duke thënë: “Ai ka sjellë ëndërr dhe besim. Matias Soule ka lulëzuar dhe po bën diferencën, siç bëri më parë në Frosinone”.

Përkundër mungesës së Paulo Dybala për shkak dëmtimi, Capello lavdëroi strukturën taktike të ekipit dhe frymën pozitive që ka krijuar Ranieri në skuadër.
“Është shumë e vështirë të krijosh një mentalitet fitues në Romë.E them nga përvoja ime, por Ranieri po ia del mrekullisht”, deklaroi trajneri legjendar italian.
Roma të hënën do të përballet me Atalantën në udhëtim në një ndeshje vendimtare, me vendin në Ligën e Kampionëve në lojë dhe me mbështetjen morale të një prej emrave më të mëdhenj të futbollit italian