Liverpooli dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 36-të të Ligës Premier.
Kampionët e shpallur e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Luis Diaz në minutën e tetë, por David Raya bëri pritje të mirë.
Por rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Cody Gakpo gjeti rrjetën pas një asistimi të Andreë Robertson për 1-0.
Pa u mbyllur mirë festa e golit të parë, Liverpooli shënoi golin e dytë, me Dominik Szoboszlai që asistoi te Luis Diaz që shënoi për 2-0.
Pjesa e parë nuk është se solli më gjera të tjera, por me të filluar e dyta, Arsenali u kthye në lojë.
Leandro Trossard asisroi te Gabriel Martinelli, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 47-të.
Arsenali mori frenat e lojës në dorë dhe arriti t’i barazojë shifrat në 2-2 me Mikel Merinon në minutën e 70-të.
I njëjti lojtar pas dhjetë minutash u desh të largohej nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë.
Liverpooli pas 36 xhirosh ka 83 pikë dhe është shpallur kampion, ndërsa Arsenali mbetet i dyti me 68 pikë.