Takim i rregullt mes ATK-së dhe FMN-së – Në fokus reformat dhe transparenca tatimore

by engel

Prishtinë, 12 Maj 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Ilir Murtezaj, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovë, z. Jim Sorensen.

Ky takim, pjesë e agjendës së rregullt konsultative ndërmjet ATK-së dhe FMN-së, u fokusua në shkëmbimin e informatave dhe diskutimin e zhvillimeve aktuale në fushën e administrimit tatimor në vend.

banner

Gjatë bisedimeve, të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe përkushtimin për të avancuar reformat që ndikojnë pozitivisht në transparencë, efikasitet dhe stabilitet ekonomik.
Z. Murtezaj dhe z. Sorensen rikonfirmuan rëndësinë që ka administrata tatimore në ruajtjen e balancës fiskale dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

ATK mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të përmirësojë kapacitetet institucionale dhe të rrisë besimin e qytetarëve përmes një administrimi tatimor të drejtë dhe efikas, është shkruar në njoftimin e lëshuar nga ATK në profilin e vetë në facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy