‘‘Qasje shpërfillëse’’, ‘‘Mungesë transparence’’, veteranët tregojnë shqetësimet e tyre në protestën kundër Trendafilovas

by Nexhat

Veteranët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilovas,

Ata para mediave kanë thënë se kjo protestë është thirrur për të ngritur zërin kundër ‘‘një padrejtësie që po thellohet, dhe ndaj një përpjekje të vazhdueshme për të shtrembëruar historinë tonë kombëtare’’.

banner

‘‘Përfaqësuesit e organizatave të dala nga UÇK-ja, kemi thirrur këtë konferencë për të ngritur zërin ndaj një padrejtësie që po thellohet, dhe ndaj një përpjekje të vazhdueshme për të shtrembëruar historinë tonë kombëtare. Shprehim këto shqetësime dhe kërkesa legjitime, nën 1: Narrativa e njëanshme  e Dhomave të Specializuara, qasja selektive ndaj UÇK-së dhe anashkalimi i krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë është e padrejtë dhe e papranueshme. Kjo e dëmton drejtësinë dhe paqen afatgjate në rajon’’, është thënë nga veteranët.

Tutje, si pikë të dytë ata kanë përmendur atë që e kanë quajtur si ‘‘përndjekje’’ e ish-krerëve të UÇK-së.

‘‘Përdorimi politik i drejtësisë, nën 2: Përndjekja e ish krerëve të UÇK, shumë prej të cilëve kanë mbajtur edhe poste të larta shtetërore, duket si i motivuar politikisht dhe rrezikon vetë themelet e shtetit të Kosovës’’.

Tutje, ata kanë kritikuar edhe qasjen e Trendafilovas duke thënë se  e njëjta ka pasur qasje të njëanshme.

‘‘Nën 3; Qasje shpërfillëse dhe e njëanshme e zonjës Trendafilova, paraqitjet e saj publike kanë treguar mungesë respekti për realitetin e luftës çlirimtare dhe për vuajtjet e popullatës shqiptare. Shpesh ka shpërfillur zërat e viktimave, veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke i cilësuar reagimet si presion ndaj drejtësisë, në vend se ti njoh si shqetësime të ligjshme’’, është thënë me tej nga veteranët.

Si pikë të katërt dhe të pestë, ata kanë theksuar se qindra masakra të kryera nga regjimi i Millosheviqit nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, dhe kanë potencuar po ashtu humbjen ‘’e besimit në procesin gjyqësor’’.

‘‘Nën 4, drejtësia e munguar për krimet serbe në Kosovë. Qindra masakra të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Nën 5; Humbja e besimit në procesin gjyqësor. Mungesa e transparencës dhe perceptimi për drejtësi selektive kanë krijuar një hendek të thellë mes shoqërisë kosovare dhe Dhomave të Specializuara’’, është përfunduar nga veteranët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy