Donjeta Sadiku në gjysmëfinalen e Kupës Botërore, ‘rrah’ polaken

by Nexhat

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës Botërore të boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Boksierja jonë e cila garon në kategorinë 60 kilogramë, e ka mposhtur polaken Alesandra Jankowiak, me rezultat 5-0, në meçin e çerekfinales, duel ky i zhvilluar të martën mbrëma.

banner

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksierja jonë dominoi në tri rundet, tregoi taktike dhe teknik të përsosur me goditje të njëpasnjëshme e duke sjellë në pozitë të palakmueshme kundërshtaren dhe me plotë meritë ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me boksieren nga Italia Rebecca Nicoli.

Ndërkaq, Shpetim Bajoku, një tjetër garues i Kosovës, është mundur nga boksieri Gofurjon Tokhirov i Uzbekistanit.

Meçi mes Bojkut dhe boksierit nga Uzbekistani sipas FBoXK-së ishte i barabartë, ku boksieri ynë nuk kurseu asgjë në ring, megjithatë, gjyqtarët shpallen fitues Takhirov-in nga Uzbekistani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy