Ylli i Leverkusenit po i bën presion klubit për t’iu bashkuar Real Madridit

by Nexhat

Mbrojtësi ekuadorian, Piero Hincapie, po i kërkon Bayer Leverkusenit të negociojë me Real Madridin, raportoi El Chiringuito.

23-vjeçari ishte pjesë kyçe e suksesit historik të Leverkusenit në Bundesligë, duke e përfunduar sezonin e kaluar pa asnjë humbje.

banner

Hincapie është i gatshëm për një sfidë të re dhe e sheh Real Madridin si hapin e radhës në karrierë.

Real Madridi është i interesuar ta forcojë mbrojtjen dhe e ka ndjekur Hincapien për aftësitë dhe fleksibilitetin e tij në fushë.

Leverkuseni nuk dëshiron ta shesë, duke vendosur një çmim prej rreth 70 milionë eurosh dhe duke refuzuar më parë oferta nga Liverpooli dhe Tottenhami.

Megjithatë, dëshira e qartë e lojtarit për t’u transferuar mund ta shtyjë klubin gjerman të shqyrtojë ofertat, pasi Hincapie dëshiron të punojë me Xabi Alonson edhe në Santiago Bernabeu.

Nëse marrëveshja realizohet, ajo do të jetë një hap i madh për Hincapien, derisa Reali do të fitojë një mbrojtës shumë të mirë pasi aktualisht ky repart është më problematiku te madrilenët me lojtarët si Antonio Rudiger, Eder Militao apo David Alaba të lënduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy