14
KRU “Prishtina” ka njoftuar se qytetarët e Drenasit kanë mbetur pa ujë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në Bivolak.
“Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Bivolak, qytetarët e Drenasit mbesin pa furnizim me ujë deri në momentin e lëshimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.