Daku është gjysma e ekipit/ Sulmuesi kuqezi, kontribut vendimtar në elitën ruse

by Nexhat

Sesa i rëndësishëm është, kjo dihet prej kohësh. Gjithsesi, Mirlind Daku ka arritur nivele ndikimi të pamenduara më parë tek Rubini në Premier Ligën e Rusisë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kontribues në më shumë se gjysmën e golave të shënuar nga ekipi i tij në kampionat këtë sezon.

banner

Statistikat janë që Daku ka 12 rrjeta e 8 asistë, pra gjithsej 20 kontribute për tundjen e rrjetës. Rubin si skuadër ka realizuar gjithsej 36 gola në Premier Ligë, dhe kjo do të thotë se ylli kuqezi ka qenë pjesëmarrës në 55.6 për qind të rrjetave të ekipit.

Kjo, edhe pse ai ka luajtur gjithsej në 24 ndeshje, nga 28 të edicionit për shkak se ka qenë i dëmtuar, ose i pezulluar. Shënuesi më i mirë i Rubinit është pretendent për Këpucën e Artë, ose të paktën për Këpucën e Argjendit, vetëm një rrjetë pas vendit të dytë dhe 4 pas vendit të parë, që e mban Manfred Ugalde i Spartakut, shkruan abcnews.

Ndërkaq, pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Dakut. Mediat në Rusi shkruajnë se ka një akord që Rubin do ta lejojë të largohet në verë, ndonëse klubi kërkon 10 milionë euro për kartonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy