Një incident ka ndodhur para fillimit të derbit ndërmjet Espanyolit dhe Barcelonës në stadiumin RCDE, ku një automjet ka përplasur disa persona në zonat përreth stadiumit, duke lënë të lënduar të paktën 13 persona – fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve nga ‘Catalunya Ràdio’, drejtuesja e automjetit po përpiqej të kalonte me makinë në një zonë ku ndodheshin dhjetëra tifozë. Automjeti i saj ishte duke u goditur me objekte dhe ishte vënë nën një sjellje kërcënuese nga turmat, çka e bëri atë të humbiste kontrollin, duke përshpejtuar për disa sekonda pa hezitim.
Të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një incident aksidental, ku drejtuesja e automjetit është nervozuar pas kontaktit të tifozëve me makinën e saj dhe ka përshpejtuar në mënyrë të pavetëdijshme.
Shërbimi i Emergjencës Mjekësore (SEM) ka aktivizuar tetë njësi për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes. 13 persona janë prekur nga incidenti, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Menjëherë pas fillimit të ndeshjes, përmes sistemit të zërit në stadium, publiku u informua për ngjarjen, gjë që shkaktoi hutim të madh në shkallët e stadiumit. Për pasojë, takimi u pezullua përkohësisht, por u rifillua disa minuta më vonë.
Disa tifozë të Espanyolit zgjodhën të largoheshin nga stadiumi pas marrjes së lajmit. Në veçanti, zona pas portës së Joan García mbeti tërësisht bosh.
Este ha sido el atropello en Cornella, y se había parado el partido entre el Espanyol y Barcelona
— LFX Mici🦊 (@MicifuzGT) May 15, 2025
pic.twitter.com/X2PdL9z8Kq