Manchester City ka gati 180 milionë për transferimin e dy mesfushorëve

by Nexhat

Manchester City po planifikon përforcime të mëdha përpara Kupës së Botës për Klube 2025, sipas raportimeve të “Mirror”.

Skuadra e Pep Guardiolës është e interesuar për yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, si dhe për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders.

banner

City është i gatshëm të paguajë mbi 100 milionë funte për Wirtz, edhe pse ai ndiqet nga Bayern Munich dhe Liverpool.

Për ta bindur Leverkusenin, City mund të përfshijë edhe James McAtee në marrëveshje si pjesë shkëmbimi.

Ndërkohë, për Reijnders, klubi anglez është informuar se do të duhet të paguajë mbi 55 milionë funte për ta marrë nga Milani.

Të dy lojtarët janë identifikuar si përforcime kyçe për sezonin e ardhshëm dhe për garat ndërkombëtare.

Wirtz, me 16 gola dhe 15 asiste në sezonin 2024/25, shihet si pasardhës i mundshëm i Kevin De Bruyne te City.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy