Interi lëshon dy herë epërsinë dhe vendin e parë, Napoli barazon më Parman – titulli vendoset në xhiron e fundit

by Nexhat

Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Lazios me rezultat 2-2, edhe pse ishte në epërsi dy herë, ndërsa Napoli nuk ka mundur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Parmas, duke e lënë garën për titullit për xhiron e fundit.

Interi kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me golin e shënuar nga Yann Bisseck për 1-0.

banner

Por Lazio barazoi në minutën e 72-të, me Pedro që përfitoi nga një asistim i Matias Vecinos për 1-1.

Interi ktheu epërsinë në minutën e 80-të, kur Hakan Calhanoglu asistoi te Denzel Dumfries, që shënoi për 2-1.

Por Pedro sërish shënoi në minutën e 89-të, kësaj radhe nga penalltia për rezultatin 2-2

Në anën tjetër, Napoli nuk ka arritur më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Parmas si mysafir.

Napoli fitoi penallti në fund, por iu anulua me VAR, pasi që kishte një faul në fillim të aksionit.

Napoli ka 79 pikë në vendin e parë, ndërsa Interi ka 78 pikë në vendin e dytë.

Në xhiron e fundit, Napoli e pret Cagliarin, ndërsa Interi shkon te Como.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy